“Armën ma ka dhuruar…”, Fjolla Morina ‘zbërthehet’ dhe i tregon të gjitha para prokurorëve

11:40 21/09/20202min80

FJOLLA-740x405-1

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina u arrestua këtë fundjavë në pikën kufitare të Morinës pasi kishte me vete dy armë zjarri. Artistja po vinte drejt Shqipërisë dhe bashkë me të ishin dhe F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Këngëtarja u shpreh se armët i kishin mbetur në çantë pasi janë një aksesor që i ndërron shpesh dhe se nuk kishte qëllim për t’i sjellë drejt Shqipërisë, ndërkohë që janë zbardhur pjesë të tjera të rëndësishme të deklaratës ku Fjolla shprehet se armët ika pasur dhuratë nga dikush që ka ndërruar jetë.

“Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë.

Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar”, ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto