Ariu i zi shfaqet papritur e godet me kthetra vrapuesen në park

16:27 04/09/20201min60
Ariu

Në Kanada një ari i zi u filmua duke hapur krahun për të goditur një vrapuese të tmerruar.

Kujdestarët e parkut në British Columbia tashmë këshillojnë vizitorët “të jenë vigjilentë e të marrin masa” megjithse vrapuesja kësaj radhë shpëtoi paq.

Një tjetër vrapues aty pranë Sam Abdullah, regjistroi skenën e tensionuar.

Ai po ecte në park kur pa ariun të dilte nga ferrat.

“Nisa të filmoja kur vajza që po vraponte përfundoi e ngrirë para ariut”, tha ai.

Ariu shihet që i afrohet vrapueses, para se të lëshojë putrën me kthetra drejt këmbës sa saj.

Vajza u largua më pas dhe ariu vendosi të mos e persekutojë. Kur ajo u afrua te djemtë që po filmonin ajo dha një buzëqeshje të madhe lehtësimi dhe vazhdoi vrapin.

Meshkujt e arinjve të zinj kanadezë peshojnë deri në 280 kg dhe disa ditë më parë një grua u vra prej tyre në një park në Kanada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto