Arilena ndan për herë të parë momentet e vështira, rikujton të atin e ndjerë: Më dha bekimin më të madh

12:35 21/09/20203min47

auto_119706142_354837805689064_215993380817277171_n1600252599-600x611-1

Arilena Ara është një nga artistet më të pëlqyera dhe më të talentuara shqiptare. Rrugëtimi i saj në edicionet e ‘X Factor’ e ndihmoi shumë në karrierën muzikore si dhe i ndryshoi jetën. Artistja ka treguar ditën e djeshme se ajo ka arritur shumë suksese falë babait të saj të ndjerë. E ftuar në rubrikën ‘Tani mund të këndosh’ me moderatorin e njohur, Ardit Gjebrea ajo ndau detaje emocionuese aq sa edhe të trishta nga pjesëmarrja e audicioneve në ‘X Factor’.

Këngëtarja tregoi rastin e vështirë kur i është dashur të ngjitet në skenë dhe të aktrojë.

“Sigurisht, ka patur shumë momente. Të gjithë i kemi ato momente që nuk jemi mirë nga ana shëndetësore etj etj. Por një moment që ka lënë shenjë në jetën time për vetë faktin që pas atij moment ndryshoi komplet jeta ime, është gjatë kohës kur babi ende jetonte dhe ishte i sëmurë, ishte në ditët e tij që do të thoshte mirupafshim domethënë.

Mori një telefonatë nga Adi Hila, duke qenë se unë isha edhe pjesë e Gjeniut dhe kishin kaluar një vit e gjysmë, ai e telefonoi dhe i tha se do bëjë X Factor dhe Arilena duhet të jetë pjesë e audicioneve. Dëshira e madhe e babit pavarësisht se e dinte ikjen e tij, e dinte që nuk do më ndiqte dot, ishte që goca do jetë patjetër në X factor dhe do ta çoj deri në fund këtë gjë edhe pse nuk do jem unë fizikisht për të.

E mbaj mend atë telefonatë dhe ishte shumë e vështirë nga ana e tij të bënte atë telefonatë. Unë isha shumë e emocionuar, babi ka qenë një njeri që fliste shumë dhe nga lodhja e tij fizike nuk e bënte dot ashtu siç donte, megjithatë ajo ishte telefonata e fundit që ka bërë dhe ka marrë dhe unë pas atij momenti më është dashur të iki në audicionet e X Factor. Ndërkohë që e gjithë familja ime mbante zi për babin pas ikjes së tij, unë u vesha me të bardha dhe ika në audicionin e parë. E qeshur e lumtur, duke mos e ndarë me askënd këtë histori padiskutim dhe mund të them që aty ndryshoi jeta ime. Babi me dha bekimin më të madh”, u shpreh Ara.

Arilena ka arritur mjaft suksese në karrierën muzikore. Edhe pse 22 vjeç ajo përfaqësoi Shqipërinë vitin e shkuar në ‘Eurovsion’ dhe kënga e saj ishte një ndër më të pëlqyerat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *