Arifi: Lugina e Preshevës e neglizhuar nga Kosova dhe Shqipëria

17:05 07/10/20201min141
arifi presheve

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se klasa politike në Kosovë duhet të bëjë më shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Ne shqiptarët në Luginë të Preshevës jemi të mbyllur, jemi të diskriminuar por plus edhe të nënçmuar në nderin tonë, në inteligjencën tonë dhe në atë të cilën na e paraqesim”, tha ai.

Presidenti Trump thotë se do të marrë pjesë në debatin e dytë me rivalin demokrat, Biden

Thotë se neglizhencën e kanë të pritshme nga shteti serb, por befasohen nga mos përkrahja e qeverive shqiptare.

“Unë nuk e kam shumë problem Vuçiçin në atë aspekt se prej atij e pres. Nuk pres unë ndryshe nga ai. Unë e kam problem sidomos spektrin politik shqiptarë dhe kosovarë të cilët u kanë dashtë moti të intervenojnë ashtu siç ka intervenuar Vuçiqi në Kosovë te minoriteti serb”, tha Arifi në RTK.

“Ne e kemi pasur një neglizhencë eklatante të spektrit politik të Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt Preshevës”, tha ai.

 


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto