Arifi kërkon 5 mln euro nga Kosova dhe Shqipëria për Preshevën

22:28 01/10/20202min143
arifi presheve

Nesër do të mblidhen qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë. Për këtë arsye, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili është edhe kryetar i subjektit politik, Alternativa, ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana zyrtare që të pranojnë kërkesën e tij për një fond të quajtur “Fondi Kombëtar i Solidaritetit”, me vlerë 5 milionë euro

“Edhe pse nuk jemi të ftuar prap në takimin e dy Qeverive për shkaqe protokulare, presim që të aprovojnë zyrtarisht kërkesën tonë tani të kahmotshme, FONDIN Kombëtar të Solidaritetit, që NDRYSHIMI i filluar në vitin 2015 të marrë formë dhe tempo edhe më të avansuar, duke inkuadruar konkret motrat dhe vëllezërit tonë nga Kosova dhe Shqipëria që paguajnë taksat edhe për Preshevë.
Fondi në vlerë prej 5 million euro nga dy shtetet është një shtyllë e zhvillimit të Lugines në tërësi dhe një shembull i mirë edhe për Shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut!
Në fillim të injorojnë, pastaj të përqeshin, pastaj të luftojnë dhe në fund triumfon! Kjo është rruga e gjithë vizionarëve dhe mbetet edhe rruga e ALTERNITAVËS“, shkruan Arifi në një postim në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto