Arian Çani mbyll aventurën e tij në ‘Tv Klan’, ja ku pritet ta shohim moderatorin së shpejti

12:05 25/08/20201min84
-640-0-5b9cc3391604b

Arian Çani është një nga moderatorët më të suksesshëm dhe më të paguar televizivë.

Ai nuk ndërron ‘kanal’ shpesh ama nuk është as kundër ndryshimeve.

Sipas Newsbomb.al, Çani do të largohet nga Tv Klan me pronar Aleksandër Frangajn dhe do të shkojë te ‘Abc News’, i cili kohët e fundit ka bërë blerje të bujshme dhe pritet të kthehet nga një ekran dedikuar vetëm informacionit, në një televizion gjeneralist.

Vetë Çani nuk ka reaguar ende ndaj zërave që thonë se ai tashmë i ka ‘mbyllur hesapet’ me Klan dhe Frangajn për t’u spostuar te ambientet e Abc-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto