Arben Malaj: Të bëjmë të pamundurën që shkollat të hapen, mbyllja e fëmijëve në shtëpi po ndikon në shëndetin e tyre

14:00 12/08/20204min148
Arben-Malaj-600x338-1

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje lidhur me nxënësit, duke qenë se shtatori është shumë afër dhe duhet vendosur se çfarë do të bëhet me shkollat.

Malaj thotë se është kohë që të gjithë të japin alternativa për të dalë nga kjo situatë, si dhe për të gjetur një zgjidhje që shkollat të fillojnë pasi nuk mund të vazhdohet më me mësime online.

Pedagogu Malaj ka propozuar disa mënyrë sesi mund të zhvillohet mësimi, nga klasat me turne e deri në përdorimin e ambienteve të universiteteve, ku ato janë të lira.

Reagimi i Malajt në Facebook:

Nje nga pasojat me te renda dhe me afatgjate te covid-19 eshte goditja e rende tek femijet, tek shendeti mendor dhe tek cilesia e arsimit te tyre qe do te percaktoj cilesine e jetes se tyre ne te ardhmen .

Identifikimi opsioneve te nxjerrjes se femijeve nga anbientet e mbyllura shtepiake eshte imediate dhe jetike .

Kjo pergjegjesi e madhe konbetare nuk mund ti lihet thjeshte ministrit te arsimit.

Shume institutione perllogarisin humbjet ne produktivitetin e vendeve te ndryshme dhe ne nivel global.

Kriza po proton me shume te pa arsimuar, me shume te papune dhe me shume te varfer.

Keto institucione nuk ofrojne alternative zgjidhje.

Qeveria jone eshte perqendruar ne investime fizik dhe ppp preferenciale dhe nuk e kupton rendesine jetike per rritjen afatgjate te investimit ne arsim dhe shendetesi.

Klasat me turne, klasat portative me hapesira te medha, modeli I mencave ushtarake pasi ( pasi kjo situate edhe lufte jo thjeshte me pandemine, por keq arsimimin me varferine), deri edhe perdorimi I klasave te shkollave te mesme dhe universiteteve publike e private disa ore ne dite ose disa dite ne jave per mesim ne klase me numer te reduktuar te nxenesve, mund te jene optione te diskutueshme.

Pranimi i situates aktuale eshte fatalitet kombetare.

Vendi yne ka shume njerez te ditur dhe ardhe-dashes qe duhet te angazhohen me propozime alternative per ta fituar kete lufte sidomos per te ardhmen e femijeve

Eshte koha qe cdo shqiptar atdhetar pavaresisht ku jeton dhe punon te angazhohet me kontribute te perkushtuara per kapercimin e kesaj krize dhe suksesin e perbashket per fëmijët.

Boll me absolutizimin e mesimeve online, pasi per grup- moshat e vogla ato nuk duhet te jene alternativa e vetme apo e pare.

Per femijet e vegjel kjo mundesi nuk zbut efektet negative ne shëndetin mendore dhe produktivitetin e tyre ne jete.

Psikologet dhe sociologet ne kete krize sociale jane shume te dobishem, bile me se dobishem edhe se ekonomistet.

Dite te mbare!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto