Arben Malaj reagon lidhur me greven e naftetarve te Ballshit

11:19 13/10/20206min67
arben-malaj-696x368

Kjo grevë kërkon zgjidhje humanitare dhe financiare imediate. Qeveria duhet ta ndal këtë vjedhje deri kriminale të pagave dhe sigurimeve shoqërorë të çdo të punësuari. I kërkoni ndihme sistemit on-line te pagesave të Vodafonit që të mund të ndalni mashtrimet me mos pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore nga kompanitë publike e private.

Vodafoni të lajmëron me sms sa ke për të paguar dhe datën e pagesës. Sapo bën pagesën të dërgon edhe një sms falënderuese. Ky shërbim online mund të përdoret edhe për çdo punonjës, sa herë që kompania duhet te paguaj pagat dhe sigurimet shoqërore. Sapo kompania kalon në llogarinë e punonjësve pagën dhe sigurimet shoqërore , e-Albania duhet të dërgoj një sms çdo punonjësi që paga juaj dhe kontributi i sigurimeve shoqërore për muajin x në shumën Y, u pagua.

Mos bëni tender çdo ditë dhe shpenzoni miliona euro për zgjidhje shumë profesionale, të shpejta, me kosto minimale por me një përftim shoqërorë dhe individual te jashtëzakonshëm.

Pas këtij sistemi transparent asnjë kompani publike (sepse janë edhe shumë prej tyre) dhe asnjë kompani private nuk mund te fsheh me shume se një muaj pagesën e sigurimeve shoqërore.

Sistemi i automatizuar i thesarit duhet te bllokoj çdo pagese për kompanitë publike e private n.q.s. ato nuk bëjnë pagesën e pagave dhe sigurimeve shoqërore brenda një afati limit te caktuar nga Ministri i Financave, afat që është i përhershëm për çdo muaj, të çdo viti.

Disa mijëra individë pa sigurime shoqërore i shtohen të varfërve te vendit tonë vetëm nga korruptimi i punonjësve përgjegjës të qeverisë për mbledhjen e sigurimeve shoqërore.
Evidentimi dhe penalizmi ligjore i hajdutëve privat dhe pjesë e qeverisjes që nuk u paguajnë punonjësve pagat dhe sigurimet shoqërore – është toleruar për përfitime abuzive dhe kriminale të ish pronareve sipërfaqësorë dhe partnerëve të tyre në qeveri.
ZSH.

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer protestave ketë të premte përpara uzinës së qytetit. Dështimi i negociatave me administratoret, Ministrinë Energjitike dhe qeverinë shqiptare kanë sjellë reagim
RTSH.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto