Arben Malaj për SYRI TV: Borxhi luhatet afro 100% të GDP-së

21:37 14/10/20202min157
auto_malaj1602696564

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ishte i ftuari i edicionit të mbrëmjes i Juli Krisafit në SYRI TV.

Duke komentuar statistikat e kryeministrit Edi Rama për borxhin, Malaj tha se ato janë të pabesueshme.

“Problemi i qeverisë Rama është cenimi i seriozitetit të statistikave publike. Qeveria ka strategji për ta fshehur borxhin. Shifrat e borxhit janë në nivele kritike,” tha Malaj.

“Nuk do jepja një shifër të saktë, por borxhi luhatet afro 100 përqind të GDP-së. E rëndësishme është që borxhi shkon në nivele shumë shqetësuese,” deklaroi Malaj.

Sipas tij, mund të ketë një humbje 600 deri në 700 milionë euro nga keqpërdorimi i investimeve publike.

Malaj më pas u ndal edhe te konferenca e kryeministrit Edi Rama, që deklaroi heqjen e akcizës për naftën e fermerëve. Malaj tha se kjo konferencë ishte shumë demagogjike. Sipas tij, mbështetja për bujqësinë është ulur dhe këtë e tregojnë shifrat.

“Bujqësia edhe pse prodhon 20 përqind të GDP, merr 2 përqind të mbështetjes nga buxheti,” tha Malaj.

Sipas tij, Partia Agrare Ambientaliste ka një program për mbështetjen e bujqësisë.

“Edhe kolegët e PD-së mendojnë se bujqësia meriton një mbështetje krejt ndryshe nga ajo që merr aktualisht,” tha Malaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *