Arben Malaj/ Ka disa individë që e turpërojnë edhe Rilindjen kur krenohen për miqësinë me “djemtë problematike” deri edhe me kriminelet.

23:19 19/09/20206min138
Arben-Malaj-600x338-1

Në statusin më të fundit në rrjetin social facebook ishministri socialistë Arben Malaj, ka kritikuar Damian Gjiknurin jo për financimet në drejtim të Gurusë indian i cili ka bërë qejf me resurset e Damianit por lidhur me përgjigjen që Damiani ka dhënë në një emision televiziv kur është pyetur për djemtë problematik. Kujtojmë se mbasi dolën përgjimet e zgjedhjeve të Dibrës dilte qartë me zë, se Damiani sukseset i bazonë në angazhimin e çdo mjeti qoftë edhe kriminal për të marrë sa më shumë vota e pushtet.

Statusi i Malaj:

Termeti problematik i Damianit ne zgjedhjet ne Diber dhe Termeti politik i kushteve gjermane qe bllokon integrimin e Shqiperise ne BE.
Ka disa individe qe e turperojne edhe Rilindjen kur krenohen per miqesine me “djemte problematike” deri edhe me kriminelet.
Cunat problematike me te cilet krenohet ish ministri nuk ishin problematik sepse prishnin qetesine ne lagjes apo u hidhnin batuta vajzave, ata ishin struktura te mire organizuara elektorale qe prodhuan nje krim elektoral jo vetem ne Diber.

Eshte zhgenjyese qe ministra dhe ish ministra te krenohen per shoqerine me “djemte problematik”, te cilen nuk vet keq-perdoren pa perfitime abuzime si tendera dhe/ose para cash .

Eshte e turpshme qe keta te deleguar qe njihen ne opinion si vjedhesh votash jo vetem ne Diber dhe jo vetem ne zgjedhjet e 2017 te ndjehen publikisht krenare.

Per keta individe qe keq perdorin mandatet politike per perfitime personale vlen keshilla e ish presidentit amerikan Lincol se : Ne jete ka deshtime krenare dhe fitore te turpshme”.

DIsa nga fitoret e te deleguareve te Rames ne disa qarqe do te mbeten te turpshme deri edhe kriminale. Arbeni

Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, lidhur me akuzat mbi “çunat problematikë”. E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa nëse e bezdis kjo frazë, Gjiknuri u shpreh se nuk e bezdis fare, pasi sipas tij, kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqi…
About this website

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto