Arben Malaj/ Indikatori i borxhit të jashtëm ishte i parashikueshëm që do rritej, por sfida tashmë qëndron në menaxhimin e tij.

09:35 18/09/20202min127
malaj-argument-765x383

Në emisionin “Argument” mbrëmjen e djeshme është diskutuar mbi statistikat e fundit të INSTAT që marrin në konsideratë disa prej indikatorëve më të rëndësishëm të biznesit, siç është volumi i shitjes së tyre dhe perfomanca gjatë tremujorit të parë.

Shifrat tregojnë një panoramë jo të mirë, me disa prej sektorëve kryesorë që janë goditur edhe në masën 50% dhe 80%, gjë e cila do të dërgojë edhe drejt një rimëkëmbje të vështirë në të ardhmen.

Arben Malaj, ish-ministër i Financave dhe ekspert ekonomie ka treguar se indikatori i borxhit të jashtëm ishte i parashikueshëm që do rritej, por sfida tashmë qëndron në menaxhimin e tij.

Sipas tij ende nuk ka një plan nga qeveria se si do jetë rimëkëmbja:

“Do kishte rënie të aktiviteteve, pra ishte një rënie e paralajmëruar dhe kjo do manifestohej në sektorët kryesorë dhe do ishin tre kanale kryesore që do prekeshin. E para turizmi, agrobiznesi dhe eksportet. Ajo që dua të theksoj është se për shkak të politikave fiskale, parave të hedhura në ekonomi, parashikohet që rënia të mos jetë aq e madhe, pro ka një gjë edhe më shqetësuese që rritja apo rikthimi në normalitet do të jetë më i gjatë.

Të rënia ne jemi familjarizuar, tashmë duhet të fokusohemi te politika fiskale, monetare dhe strukturore. Pra si do bëhet rigjallërimi i ekonomisë, në formë U-je, L-Je apo V-je.

Në bazë të një studimi që është bërë është evidentuar se paketat fiskale të qeverisë shqiptare ishin të paqarta, ishin jo në madhësinë e duhur dhe jo suportuese.

Unë besoj që ka ende vend për një paketë të re ndihmash tek pjesa e asistencës për papunësinë dhe varfërinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto