Arben Malaj/ Hapja e listave proçes i thjeshtë por standart i vështirë për liderët autokrat dhe anti evropian.

17:43 21/09/20206min108
Arben-Malaj-600x338-1

Propozimi i PS ka si qëllim ruajtjen e pushtetit të gjithëpushtetshëm të Ramës mbi listat e Rilindjes 2021.

Disa argumenta logjike bazike për këtë debat janë:

1. Në liritë themelore të njeriut, liria politike është thelbësore. Çdo individ ka lirinë e plotë e të pa cenueshme për të zgjedhur i lirë partinë politike që preferon.

2. Partitë politike me ligj janë bashkim vullnetaresh

3. Koalicionet para dhe pas elektorale janë subjekte elektorale që nuk pengohen të formëzohen para ose pas zgjedhjeve.

4. Nje idivide që zgjedh i lirë partinë e tij dhe një parti që është bashkim vullnetarësh idividësh të lirë është e pa pengueshme të zgjedh vetë koalicionin politik dhe formën e bashkëpunimit me një ose disa parti për përballjet elektorale dhe qeverisëse.

5. Këto kufizime para elektorale të propozuara nga Balla janë shenja frike dhe jo standarte morale apo politike.

6. Asnjë deputet që fiton votat e votuesve me siglen dhe programin e një partie direkt apo sipas listës së saj, nuk pengohet dot as me kushtetutë te iki nga një parti dhe të shkoj tek tjetra gjatë 4 viteve të mandatit në Kuvend.

7. Asnjë parti politike edhe kur fiton si pjesë e një koalicioni nuk pengohet as me kushtetute, të iki nga një koalicion dhe ti bashkohet një koalicioni tjetër edhe disa herë gjatë një mandati 4 vjecar.

8. Kur pas zgjedhjeve deputetët edhe partitë politike edhe pse shkelin detyrimet morale ndaj votuesve,nuk kanë pengesa ligjore se si ri- organizohen pse duhet të kenë përpara zgjedhjeve?

Hipokrizia e qëndrimeve bllokuese është e qartë.

Papërgjegjshmëria për sfidat e vendit është e dukshme.

Prirja për pushtet absolut, arrogant dhe të babëzitur të disa “Rilindasve” po përcakton vendim-marrjen bllokuese për të ardhmen evropiane të shqiptarëve.

Arbeni

Gjermania mbështet përpjekjet e OSBE-së dhe kryetarit të saj të radhës për Bjellorusinë. Por nëse Shqipëria merr këtë vit një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në nuk është e sigurt.
DW.COM
Gjermania mbështet përpjekjet e OSBE-së dhe kryetarit të saj të radhës për Bjellorusinë.
Por nëse Shqipëria merr këtë vit një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në nuk është e sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto