Arben Malaj/ Gjyqtarët të cilët nuk kanë dalë përpara vetingut, japin vendime në favor të atyre që mendojnë se do ti bëjnë kalues në këtë proçes,

12:19 18/10/20204min189
arben-malaj-696x368

‘Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri’, deklaronte presidentit Jefferson. Në Shqipëri janë disa gjyqtarë të cilat/cilët nuk kanë bërë akoma vetingun që po japin hapur vendime kundër qytetarëve në rastet gjyqësore me Kuvendin dhe qeverinë. Ja modeli i integritetit të lartë i gjyqtareve në SHBA për raste simetrike. “Punonjësit të gjykohen në bazë të standardeve të tyre profesionale dhe jo pikëpamjeve personale politike; dhe autorizojë inspektorin e përgjithshëm të hetojë çdo shkelje të mundshme ose përpjekje për të bërë presion ndaj gazetarëve”.

Në demokraci ky parim kushtetues vepron edhe për çdo punonjës e qytetarë.

z. Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të hetoj të gjitha rastet e vendimeve gjyqësore të gjyqëtarëve që nuk kanë kryer akoma vetingun në çështjet gjyqësore kundër Kuvendit dhe qeverisë.

Kjo do ti shërbente certifikimit të integritetit profesional të gjyqtareve të dëmtuar nga frika e ballafaqimi me vetingun por dhe uljes së kostove gjyqësore buxhetit pasi këto raste flagrante,

Ankesat do te ndjekin rrugën deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburgut, nga ku po vijnë gjoba të rënda për taksapaguesit shqiptarë.

Ditë të mbarë.
Arbeni

Gjykata arriti në përfundimin se veprimet e ndërmarra nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM) kundër bordit të Fondit për Teknologji të Hapur (OTF) janë të pavlefshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto