Arben Malaj/ E vështirë të kontribuosh pozitivisht përballë kryeministrave dhe ministrave të financave që nënvlerësojnë risqet e rritjes së borxheve publike.

13:16 24/09/20208min107
Arben-Malaj-600x338-1

E vështirë të kontribuosh pozitivisht përballë kryeministrave dhe ministrave të financave që nënvlerësojnë risqet e rritjes së borxheve publike. Investimi i tyre për keq-përdorim partiak të mandatave të tyre kushtuetuese dhe zhurmimi nëpër studio televizive i bën më të rënda dhe jo më të lehta dështimet e tyre.

Jo gjithçka mund të justifikohet me pandeminë as me tërmetin.

Kostot më të mëdha janë borxhet e rritura të keq-qeverisjes ku mund të përfshihen:

(i) Rreth 18 miliard lekë vendime gjyqësore ndërkombëtare dhe rreth 11 miliard lekë vendime gjyqësore për pushimet nga puna apo raste të tjera të kundraligjshme nga keq-qeverisja Rama. Të dyja bashkë këto kosto janë rreth 30 miliard lekë ose 5 herë më shumë se sa kërkon rritja e pagave për mjekësinë dhe arsimin;

(ii) Kostot rreth 750 milion euro që përllogaritet risku deri në 30% i shpërdorimeve nga ppp-të preferienciale, vlerësim i bërë nga FMN për vendet e varfëra dhe në zhvillim. Kjo shumë është rreth 92 miliard lekë ose rreth 15 herë më shumë se fondi për rritjen e pagave në arsim dhe shëndetësi.

Janë dhe shumë kosto buxhetore të pa evidentuara zyrtarisht dhe të fshehura ndaj publikut që janë pasojë e qeverisjes së paditur, të papërgjegjshme, arrogante dhe të babëzitur të Rilindasve.

Ministri i financave në asnjë vend të botës nuk nënkupton individë që tundin kokën për aprovim dhe buzëqeshin për imazh qeverisës edhe kur përjashtimet nga taksat, uljet e pastudiuara të taksave dhe rritjet e pa-argumentuara të shpenzimeve kërcënojnë stabilitetin e financave, aq më tepër kur risqet për efektet negative të tërmetit dhe pandemisë janë konkrete dhe në rritje.

Ministri i financave është përgjegjësi moral dhe ligjor që vendi të mos shkojë drejt një krize të rëndë të borxheve nga keq-qeverisja.

Ndërsa politikanët tanë nuk shqetësohen për përkeqësimin e stabilitetit të finacave publike, studiuesit më me zë në menaxhimin e financave publike janë të shqetësuar nga risqet që do të ketë mbi ekonominë dhe stabilitetin e financave publike, shkeljet me vetëdije të parimeve dhe rregullave të arta të menaxhimit të finacave publike, për përfitime elektorale.

4 nga studiuesit më të mirë të menaxhimit të financave publike në këtë artikull qartësojnë se se: “Periudha më të rrezikshme mund të jenë përballë nesh në të ardhmen. Vala e parë e pandemisë nuk ka mbaruar. Përvoja nga pandemia e gripit në vitin 1918 sugjeron mundësinë e një vale të dytë edhe më të ashpër, veçanërisht nëse deri në mes të vitit 2021 (ose më vonë) një vaksinë efektive të bëhet e disponueshme”.

Ju falenderoj
Arbeni

The World Bank’s Carmen Reinhart and Harvard’s Kenneth Rogoff say the more official aid and soft loans can go toward helping needy citizens around the globe—and the less such assistance ends up as debt repayments to uncompromising creditors—the better.

IMF.ORG
The World Bank’s Carmen Reinhart and Harvard’s Kenneth Rogoff say the more official aid and soft loans can go toward helping needy citizens around the globe—and the less such assistance ends up as debt repayments to uncompromising creditors—the better.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto