Arbana Osmani përgjigjet për herë të parë rreth “Big Brother VIP”

18:23 24/05/20212min77
arbana-osmani

Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kanë qenë emrat më të përfolur përgjatë gjithë kësaj jave. Dy moderatoret e suksesshme kanë qenë kryefjala e mediave për shkak të një lufte që thuhet se po bëhet mes tyre për “Big Brother VIP”.Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit kanë hyrë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”. Deri më tani janë përfolur disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Media të ndryshme aknë lakuar emra të ndryshëm, por së fundmi “Panorama” ka raportuar se drejtimi i “Big Brother VIP” i është besuar Luana Vjollcës. Para pak ditësh Luana u shfaq në rrjete sociale me trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha, si për të treguar se një projekt i madh do të vijë së shpejti. Po ashtu para pak kohësh, Vjollca publikoi një foto të saj ku shkroi “Luana po të vëzhgon” (si motoja e spektaklit të famshëm) dhe kjo mund të ketë qenë një shenjë se ajo do të marrë timonin e “Big Brother VIP”.

Megjithatë deri më sot nuk kemi pasur ndonjë reagim nga dy moderatoret. Megjithatë Arbana nuk i ka shpëtuar kuriozitetit të fansave në lidhje me këtë çështje dhe gjatë një interviste virtuale dikush e ka pyetur:“A je ti prezantuesja e Big Brother VIP na trego të lutem?”.Arbana nuk ka dhënë asnjë lloj detaji, duke u përgjigjur:“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto