Apeli ktheu çështjen për rigjykim, Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës, por nuk ka gjyqtarë

12:30 29/09/20201min99
maxresdefault-2-696x392

Gjykata e Lartë ka regjistruar dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në këtë gjykatë Tahiri ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm, që e kthente dosjen në ngarkim të ish-ministrit dhe Jaeld Çelës për rigjykim në Shkallën e Parë.

Tahiri i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të prish vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre.

Mësohet se relator për këtë çështje është caktuar gjyqtari Ilir Panda.

Për të vendosur nëse do të pranohet rekursi ose jo, vendimi do të merret në dhomë këshillimi.

Nëse do vendoset të pranohet, do të mbetet për tu parë edhe fati i kësaj dosje, që me shumë mundësi do ti bashkohet shumë të tjerave, të cilat presin që Gjykata e Lartë të ketë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve, për të gjykuar këto dosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto