Antonela përlot të gjithë me historinë prekëse familjare

20:10 22/02/20216min33

maxresdefault (1)

Puntata e sotme e “Për’puthen” ka kaluar mes lotësh dhe rrëfimesh emocionale. Ka qenë Antonela ajo që ka prekur të gjithë në studio dhe mbarë publikun, teksa ka kujtuar vështirësitë familjare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

“Mu kujtuan ca gjëra që kam kaluar në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më dhe atë rrëmujën që na bënte në shtëpi mua dhe familjes dhe mamit. Kujtoj atë pjesën që po bërtisnin të gjithë dhe s’ndalonte më situata, e humba me dolën lot vetvetiu. Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. Kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të na vriste ne dhe nënën, kemi shkuar në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër .Pas një viti s’kishim dokumenta akoma dhe më thotë dikush në facebook ngushëllime për babin. Më ka mbet merak që s’kam qenë në varrim por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë ta ndjejmë mungesën e babit, megjithatë ai duhet.Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të na ndihmonin dhe na thanë s’kemi çfarë t’ju bëjmë ikni ku të doni. Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policisë e pa këtë skenë dhe na strehoi, për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali. E kam parë babin gati duke e mbytur mamin dhe s’munda të bëja gjë, se s’kisha çfarë t’i bëja,” është shprehur Antonela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto