Angli/ Një natë e zakonshme për emigrantë nga vendet e Ballkanit, rritet shifrat e të pastrehëve (Foto)

10:15 01/09/20202min88

rumunet

Dhjetra njerëz janë kapur duke fjetur në një nga rrugët më të rëndësishme të Londrës, mes shqetësimit britanik të rritjes së shifrave për të pastrehët.

Më shumë se njëzet burra dhe gra nga Evropa Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sipas mediave britanike kishin vendosur shtretër të improvizuar kartoni dhe dyshekë të hedhur përpara sallës së makinave luksoze në “Park Lane” natën e kaluar, disa metra larg një vargu hotelesh me pesë yje.

Një shitës që kërkoi të mbetet anonim tha se grupi përbëhej “kryesisht nga rumunë” por edhe emigrantë nga vendet e tjera të Ballkanit .

Ai shtoi se ata dhe emigrantë të tjerë, kryesisht nga Ballkani, që kanë ardhur në Angli dhe nuk flenë në rrugë si të pastrehë, përgjithësisht janë paqësorë.

Por ai ishte i shqetësuar se madhësia e grupit që fle jashtë po “rritet gjithnjë e më shumë”.

Pothuajse 15,000 të pastrehë janë vendosur në hotele ose strehime emergjente, që kur nisi bllokimi i koronavirusit, në Angli.

Javën e kaluar, organizatat bamirëse paralajmëruan që vendi mund të përballet me një krizë më të gjerë të të pastrehëve, pasi statistikat e Qeverisë treguan më shumë se 75,000 familje ishin të pastreha ose në rrezik për t’u kthyer të tilla përpara bllokimit.

Rreth 36,690 familje u klasifikuan si të pastreha midis janarit dhe marsit të këtij viti, sipas statistikave nga Ministria e Strehimit, Komuniteteve dhe Pushtetit Lokal (MHCLG).

Sakaq, 38,450 familje të tjera u vlerësuan si të kërcënuara me pastrehë brenda 56 ditëve, në të njëjtën periudhë.

Organizatat bamirëse për të pastrehët thanë se numrat treguan se shumë familje ishin ‘prekur keq’ edhe para goditjes së pandemisë koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto