I pyetur se kur pritet të ndodh njohja mes Izraelit dhe Kosovës, ai theksoi se ajo duhet të ndodh në javët e ardhshme.

“Do të jetë afër, ky është opinioni im, por ende nuk ka një datë”, tha ai.

Diplomati izraelit në Shqipëri gjatë kësaj interviste potencoi se brenda një kohe të shkurtër Izraeli do të hap ambasadën në Prishtinë, por sipas tij që nuk do të ndodh menjëherë pas njohjes, për shkak të procedurave të Ministrisë së Jashtme.

I pyetur rreth asaj se nëse Ambasada e Tiranës mund të mbulojë dhe Kosovën deri në atë kohë, ai nuk e përjashton një opsion të tillë, madje e cilëson mesë të logjikshme.