Ambasadori britanik: Ja kush duhet të ketë frikë nga BKH

19:36 21/09/20201min98
duncan-hajnaj-696x522

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman thekson se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit është një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin.

Këtë konstatim Norman e bëri pas takimit me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit është një progres i prekshëm për reformën në drejtësi.

Postimi i Duncan: “Ngritja e BKH është progres i prekshëm për reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe si lajm i keq për këdo që nuk respekton ligjin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto