Ambasada Amerikane publikon linkun: Ja ku mund të aplikoni për t’u bërë pjesë e FBI-së Shqiptare!

21:29 09/09/20202min89
bkh2-780x405

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar linkun për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si FBI-ja Shqiptare.

Me anë të një njoftimi në profilin zyrtar në Facebook, thuhet se Ambasada e ShBA mbështet përpjekjen e Shqipërisë që të krijojë një sistem drejtësie etik dhe transparent.

Sipas ambasadës, hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe kenë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve.

Njoftimi i plotë i Ambasadës amerikane:

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve.

Aplikoni duke klikuar KËTU:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto