Aludohej për largim nga “Top Channel”, Nevina Shtylla zbulon projektin e madh që do sjellë në ekran!

10:52 03/09/20202min135
nevina-1

E “ardhmja” e Nevina Shtyllës në televizion ishte me pikëpyetje pasi u mësua se rubrikën e saj “Për’Puthen”, do e moderojë Bora Zemani. Më pas, dyshimet u shtuan akoma më tepër kur Nevina nuk u pa në promon e “Procesi Sportiv”, i cili besohej se do të ishte programi ku moderatorja mund të shfaqej pas largimit nga “Për’Puthen”.

 

Mirëpo, teksa u bë gjithë kjo zhurmë për vijimësinë e saj në televizion, Nevina po përgatiste diçka që nuk e kemi parë ndonjëherë në ekranet shqiptare. Ajo ka publikuar promon, ku duket si një skenë e dalë nga filmat aksion.

 

“KinoStar kete here si moderatore dhe bashkeautore me @papadhimitriproduction  ne nje projekt gjigant qe do te finalizohet ne nje serial tv.Aplikimet jane te hapura!” shkruan moderatorja në Instagram duke zbuluar kështu projektin e saj të ri, i cili është një risi për televizionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto