Alketa Vejsiu nuk e pranoi në Festivalin e RTSH, por çfarë thotë shqiptari që renditi Zvicrën në vendin e tretë në ‘Eurovision’

11:45 24/05/20213min87
pjimage-5-2

Mbrëmjen e 22 Majit, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, fitoi vendin e tretë në “Eurovision” ku përfaqësonte Zvicrën.

Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë për “ABC e Pasdites”, ai ka treguar më herët se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoj, por s’ka problem”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Alketa Vejsiu, e cila drejtonte Festivalin në kohën kur Gjoni donte të merrte pjesë. Ajo e ka pranuar këtë situatë për “Anabel.al” dhe ka theksuar se rregullat e Festivalit janë të njëjta për të gjithë.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, ka thënë Alketa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto