Albin Kurti: Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën

14:49 11/09/20201min60

sulmet-1

Përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook’’, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar ngjarjen e 11 shtatorit në SHBA.

Kurti shkruan:

”Që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit, kujtojmë e nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan. 2977 viktimat e pafajshme dhe mijëra të tjerë të plagosur e të lënduar janë pasoja e paharrueshme e terrorizmit i cili kurrë nuk mund të ngadhënjejë.


Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë.


Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën.


Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani.’’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto