Albana Vokshit: Drejtori i një shkolle në Tiranë del me Covid-19 dhe zhduket, mësuesve nuk u bëjnë tamponin

10:11 09/09/20201min110
f38707317a77fdde5fe71f9600ffa595_L

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se shkollat nuk janë ende gati, dhe për këtë ajo i referohet kryesisht kryeqytetit.

E ftuar në “Ditë e Re” në Rtv Ora, ajo tha se në selinë blu çdo ditë vinë denoncime nga qytetarë, duke treguar edhe rastin e një drejtori shkolle në Kombinat me Covid.

Vokshi: Denoncime vinë në mënyrë të vijueshme. Denoncimi që ka ardhur para dy ditësh është shqetësues. Një drejtor i njërës prej shkollave në Kombinat thuhet se është prekur nga Covid, ndërkohë që ai ka pasur mbledhje me mësues, me prindër. Nuk flitet për të. Drejtori është “zhdukur”, nuk dihet nëse ka Covid ndërsa mësuesve nuk u është bërë tamponi. Por kjo shkollë do të presë fëmijët pas 3-4 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto