Alban Dudushi largohet nga Top Channel për Vizion Plus?

22:16 11/09/20203min155
Albani-1-696x390

Alban Dudushi u përfol pak kohë më parë për një largim të mundshëm nga Top Channel. Programi që moderatori drejtonte prej 17 vitesh, “Top Show”, u ndërpre për shkak të pandemisë.

Teksa sezoni i ri televiziv ka nisur tashmë, as nga Albani dhe as nga Top Channel nuk kemi parë ende ndonjë promo për rikthimin e programit të tij në ekran. Ndërkaq, sipas revistës Who.com, Dudushi është larguar nga Top Channel dhe sezoni i ri do e gjejë me një tjetër logo televizive.

Revista Who.com raporton se moderatori është parë shpesh në ambjentet e Vizion Plus, në shoqërinë e drejtuesve të këtij televizioni. Gjithsesi, nuk ka ende detaje të konfirmuara rreth ndryshimit apo jo të logos nën të cilën do të shfaqet Alban Dudushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto