Alarm për eksploziv në një mjet pranë AKI-së në Kosovë

10:00 09/10/20201min94
download (76)

Policia e Kosovës ka bllokuar qarkullimin afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, pasi dyshohet për lëndë eksplozive.

Policia ka rrethuar zonën duke vendosur shirita të sigurisë, gjithashtu ka ndaluar qarkullimin e automjeteve, shkruajnë mediat në Kosovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin duke bërë me dije se është arrestuar një person i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësite policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *