Alarm në Gjirokastër / Infermieri i Spitalit Rajonal infektohet me Covid-19, shtyhen operacionet e planifikuara

15:41 11/09/20202min60
Screenshot_1

Një tjetër rast i prekjes së personelit mjekësor me Covid-19 është shënuar ditën e sotme, konkretisht në repartin e kirurgjisë në Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

I prekuri, një infermier i këtij spitali, rezultoi pozitiv pas ekzaminimit në skaner, ku ka shënuar shenja klinike jo të rrezikshme, si humbja e nuhatjes dhe shijes.

Aktualisht mësohet se ky repart funksionon normalisht, me përjashtim të bllokut operativ, i cili do funksionojë në mënyrë të kufizuar vetëm për rastet emergjente.

I prekuri ndodhet në karantinë në banesën e tij dhe po kurohet, gjendja e tij sipas Karalliut është e stabilizuar.

Nga ky repart janë marrë 20 tamponë prej 2 ditësh ku përveç konstatimit të rastit të vetëm priten dhe përgjigjet e tjera të analizave.

Sipas nëndrejtorit teknik Roland Karalli, salla e operacionit do jetë për disa ditë i pezulluar për faktin se është në fazën e sterilizimit dhe dezinfektimit të tij.

“Aktualisht reparti i kirurgjisë funksionon normalisht, qoftë me shtrime, dhe vizita. Përpara dy ditësh dyshuam për një infermier të sallës së operacionit se ishte me Covid, ai iu nënshtrua tamponit i cili rezultoi negativ por më pas u konfirmua pozitiv pas ekzaminimit me anë të skanerit. Kufizuam disa ditë punën në sallën e operacionit. Momentalisht nuk kemi probleme, infermieret që punonin me të infektuarin iu nënshtruan analizave, ndërkohë të gjithë rezultojnë pa shqetësime. I prekuri është me shenja klinike jo të avancuara, trajtohet në shtëpi dhe po e ndjekin doktorët pneumlog. Reparti aktualisht funksionon normalisht, kirurgjitë emergjente nuk i evitojmë dot por ndërhyrjet e planifikuara i kemi shtyrë disa ditë sa të kryhet dezinfektimi i sallës”, deklaroi Karalli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto