Alarm në gjimnazin e Tepelenës, mësuesja dhe sekretarja pozitive me Covid

11:15 14/09/20201min75
40_big

Këtë të hënë ka nisur viti i ri shkollor, teksa rastet e mësuesve të prekur të infektuar me Covid-19, nuk kanë munguar. Ditën e diel janë raportuar 10 mësues të cilët kanë rezultuar pozitiv në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë, teksa mëngjesit e sotëm një mësuese dhe sekretarja e gjimnazit “Abaz Shehu”. në qytetin e Tepelenës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ditën e djeshme ato kanë marrë përgjigjen e analizave të tamponit ku kanë rezultuar pozitiv.

Nuk dihet si do të procedohet më tej, në kohën kur sot ka filluar edhe procesi mësimor në të gjithë shkollat.

Ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat dhe protokollet në shkolla me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *