Alarm në Elbasan / Kryeinfermierja e Spitalit Psikiatrik del pozitive me Covid-19

11:16 01/09/20201min130
Spitali elbasan

Covid-19 është “futur” së fundmi edhe në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Sipas abcnews.al, mësohet se ka rezultuar pozitive një kryeinfermiere, e cila ka pasur kontakte me një pjesë të madhe të stafit të këtij spitali.

Në këtë spital janë rreth 350 pacientë që kanë vite që trajtohen dhe një staf prej afro 120 punonjësish.

Mësohet se prej një jave Spitali Psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavijonin e urgjencës dhe nuk kryen asnjë shtrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto