Al-Khelaifi : “Mbappé, Neymar dhe Pochettino nuk shkojnë gjëkundi”

13:42 08/06/20212min50
nak-696x510

Shumë i qartë Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i Paris Saint-Germain në intervistën e dhënë për të përditshmen sportive franceze L’Equipe. Numri një i parizienëve është treguar i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij për yllin e skuadrës, sulmuesin Kylian Mbappé: “Dua të jem i hapur me të gjithe tifozët tanë. Ka zero mundësi që Mbappé të largohet. Askush nuk mund të na e marrë, as me parametra zero. Ai do të qëndrojë këtu, ne po negociojmë për rinovimin e kontratës dhe askush nuk mund ti ofrojë Kylianit një projekt më ambicioz se i yni. Për më tepër, ai është shumë i lumtur këtu”.

 

Al-Khelaifi ka folur gjithashtu dhe për të ardhmen e fenomenit tjetër të skuadrës, Neymar, si dhe për trajnerin Pochettino, mbi të ardhmen e të cilit janë hedhur dyshime javët e fundit: “Do të jenë këtu sezonin tjetër, absolutisht. Barcelona u përpoq gjatë ta rimerrte Neymar, por pa sukses. Ai është ndër më të mirët në botë, dhe ne nuk i shesim lojtarët tanë më të mirë. Përsa i përket trajnerit, në asnjë moment nuk më ka komunikuar se dëshiron të largohet. Jemi takuar disa herë pas përfundimit të sezonit dhe e kam parë tejet pozitiv dhe të motivuar për sezonin e ardhshëm. Po, do të jemi sërish bashkë”.Nuk mund të mungonte dhe një koment lidhur me Superligën: “Klubet që tentuan të merrnin pjesë duan të vrasin garën e pastër dhe të ndershme në futboll, duke minuar ëndrrat e miliona tifozëve. Çdokush ka të drejtë të ëndërrojë, dhe askush nuk ka të drejtë ti vrasë këto ëndrra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto