Akuza e fortë e Metës: Zyrtarë të qeverisë përfitojnë miliona euro nga çështjet në arbitrazh

14:49 02/10/20203min112
1563266415_metaa (3)

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, ku deklaruar se ka zyrtarë të përfshirë në një veprimtari kriminale, që shkatërron financat e shtetit dhe që rrezikon të çojë vendin drejt një katastrofe financiare.

Deklaratën Meta e ka bërë në komunikimin e përjavshëm me gazetarët.

“Jam këtu si kryetar shteti për të paralajmëruar një veprimtari kriminale që shkatërron financat e shtetit dhe të ardhurat e çdo familjeje. Përveç krizës politike tërësisht artificiale, padyshim që mund të sjellin një situatë falimentim ekonomik e financiar.

Janë shumë çështje që mund të penalizojn Shqipërinë, edhe në shifra prej miliarda euro apo dollarësh. Ka dyshime për një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë, që do të thotë që përfitojnë edhe nga kompania që merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit, të cilit i zgjidhet kontrata, por bashkëpunojnë edhe me investitorin, i cili humbet kontratën në Arbitrazh, duke mos mbrojtur sic duhet interesat e shtetit shqiptar.

Në këtë mënyrë ne shkojmë drejt një katastrofe financiare. Ky është shqetësimi im i madh dhe i drejtë. Unë di të ndaj atë që është shtetërore, institucionale, zyrtare, nga ajo që mund të jetë politike apo personale.

Nëse dikush mendon që interesat personale do t’i vendos mbi interesat kombëtare, duhet ta dijë që çdo firmë që hidhet në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, me pasojat për financat e vendit, mbetet dhe secili do të mbajë përgjegjësi.

Zotëria në fjalë ja ka marrë dorën, se nuk firmos vetë, firmosin të tjerët në qeveri, edhe në Parlament, se rastet më skandaloze janë në Parlament. Por çdo zyrtar i qeverisë duhet ta dijë dhe ta mbajë mend mirë sot se për cdo firmë do të mbajë përgjegjësi, sepse ndryshe ky shtet shembet”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto