
Meryem Uzerli ka befasuar të gjithë me lajmin e bukur që ka ndarë së fundmi. Aktorja e cila u bë e njohur me rolin e Sulltaneshës Hyrrem, është në pritje të ëmbël.
Meryem ka treguar se është në muajin e 5-të të shtatzanisë, gjë të cilën e kishte mbajtur të fshehtë deri më sot. Ajo ka zbuluar gjithashtu gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë.
“Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër,” ka thënë Meryem duke zbuluar kështu se është në pritje të një vajze.