Aktori tek “Harry Potter” i bashkohet Instagramit me një foto të ëmbël

13:35 11/11/20202min81
7853d564598e0060e95777351408f049

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grin, i njohur për rolin e Ron Weasley, i është bashkuar Instagramit dhe ka publikuar për herë të parë një foto të vajzës së tij.

harry poter (1)

Aktori 32-vjeçar publikoi një foto të ëmbël, ku shfaqej duke përkëdhelur vogëlushen, raporton “Mirror”.

Me këtë rast, Rupert zbuloi edhe emrin e saj, i cili është shumë i veçantë.

harry poter (2)

Hej Instagram, 10 vite më vonë, por ja ku jam. Grint në Instagram! Ju prezantoj të gjithëve me Wednesday G. Grint. Ruani veten, Rupert,”- shkroi ai krahas postimit.

Mes komenteve të shumta, ra në sy ai i kolegut të tij, Tom felton, i cili ka luajtur rolin e Draco Malfoy në film.

harry poter (4)

Mirë se erdhe Weasley! Është çështje kohe. Shumë dashuri për Wednesday”,- shkroi ai.

harry poter (3)

Rupert Grint dhe partnerja e tij, Georgia Groome, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në 7 maj dhe deri më tani ata ishin treguar shumë të rezervuar për vogëlushen duke ruajtur privatësinë me fanatizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *