Aktivistja e LGBD, Xheni Karaj trondit me fjalët: “Doja të vdisja, nuk i përkisja kësaj bote”

10:15 29/09/20201min86
xheni-1068x711 (1)

Xheni Karaj është një emër jo pak i njohur për publikun shqiptar. Ajo ka bërë bujë në media sepse ka qenë ndër të parët persona të komunitetit LGBD që ka pranuar hapur orientimin e saj seksual.

Sot, si një aktiviste e këtij komuniteti, ajo ishte e ftuar në emisionin “ABC-ja e pasdites”, ku ndau me të gjithë eksperiencën dhe përjetimet e saj. Ajo tregon se si mendonte çdo ditë të vdiste me idenë se nuk i përkiste kësaj bote.

“Në periudhën e adoleshencës sime ne nuk kishim modele, kishin bërë coming out në publik shumë pak. Kjo periudhë për mua ishte shumë depresive, mendoja çdo ditë si të vdisja, sepse mendoja që nuk kishte vend në këtë botë për njerëz si puna ime”,- tha Xheni.

Kur foli për të tashmen dhe të ardhmen, ajo u shpreh shumë optimiste sepse e ka pranuar veten, madje është në një lidhje publike dhe bashkëjeton me partneren e saj, Livian.

Çifti së shpejti dëshiron të bëhet edhe me fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *