Aksidenti tragjik në Elbasan / Flet i ati i vajzës që ishte në timon: Ishin në ditëlindje, ja kë kërkoi kur u zgjua…

14:26 14/09/20203min191
Screenshot_1-69

Babai i Denisa Dibrës, vajzës që drejtonte automjeti tip “Volswagen” ditën e djeshme, në momentin kur u godit nga pas nga një makinë tip “Benz” në dalje të tunelit të Krrabës, ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekura dy vajza.

Ai tregon se e bija së bashku me tre shoqe të saj po shkonin të festonin ditëlindjen e njërës prej tyre, përkatësisht Lusinda Garunjës e cila iku nga kjo botë në përvjetorin e saj të lindjes.

Ai thotë se vajza e tij është përmendur prej orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa nuk mban mend asgjë nga aksidenti. Ndërsa shoqja e saj, Nervida Garunja është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe aktualisht ka nevojë për dhurim gjaku.

Familjarët e kësaj të fundit tashmë ndodhen në Shkodër ku kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit, motrën e vogël të Nervidës, Lusindën.

E vdekur nga përplasja e një dite më parë mbeti edhe Xheneta Qallia.

Rrëfimi prekës i të atit të Denisa Dibrës:

“Vajzat po ktheheshin nga një gëzim. Vajza ime është jashtë rrezikut për jetën. Po shkonin në Tiranë për ditëlindjen e njërës prej tyre. Lusinda do të festonte 19-vjetorin e lindjes.

Goca ime është përmendur në orën 05:00 të mëngjesit dhe nuk e mban mend aksidentin, ka kërkuar shoqet e saj.

Shkova te spitali i Traumës dhe aty pashë vajzën. Gjendja e Nervidës është kritike. Vajza ka nevojë për dhurim gjaku. Çdo dhurim është shpëtim për jetën e saj.

Ajo është si vajza ime. Si ajo dhe ato që nuk jetojnë më. Familja e saj ndodhet në Shkodër dhe presin trupin e Lusindës”, u shpreh mes lotësh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto