Aksidenti tragjik me dy viktima/ Ministri Lleshaj flet për ndryshime rrënjësore në kodin rrugor. Sqaron përfundimisht nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 2021

18:30 14/09/20205min74
lleshaj1

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sot në Shkodër, ku prezantoi strukturat e reja të forcave “Shqiponja” në këtë qark.

Pyetjes së gazetarëve se nëse do të ketë një ligj që këto aksidente të rënda të shpallen vrasje rrugore, Ministri tha se po punohet për ndryshime rrënjësore në kodin rrugor shqiptar, që synojnë penalizmin e rëndë të atyre që shkaktojnë aksidente dhe pasoja në trafik.

Ndërsa sa për zgjedhjet e 2021, Ministri tha se ato0 do të jenë zgjedhjet më të mira në historinë e saj, ndërsa në fund shumë shkurt konfirmoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Intervista e plotë:

Pyetje: Keni ndonjë koment për deklaratën e PD lidhur me disa drejtues policie, që dyshohet se kanë qenë eksponentë të ish-sigurimit të shtetit?

Lleshaj: Nuk kam komente. Di që për drejtuesit e policisë kemi ngritur një sturkturë të pavarur që merret me vetingun e tyre dhe do ia lëmë asaj të shprehet emër për emër.

Pyetje: Mendoni se policia e shtetit është në dorën e sigurimit të shtetit siç deklaron PD?

Lleshaj: Policia s’është në dorën e ish-Sigurimit të Shtetit për këtë ju garantoj, s’mund të jetë.

Pyetje: Jeni i kënaqur me ecurinë që ka pasur vetingu në Policinë e Shtetit?

Është folur shpesh për pastrimin e radhëve të policisë nga të delegjitimuarit dhe nga persona që mund të kenë pasur probleme me grupe kriminale në Shqipëri. Si e argumentoni ecurinë e vetingut?

Lleshaj: Policia është një nga strukturat më të mbështetura nga qytetarët shqiptarë. Sigurisht policia si çdo organizëm i përbërë nga njerëz ka problemet e saj dhe për këtë arsye është institucioni më i vëzhguar. Është e garantuar për publikun se mbijetesa e të inkriminuarve, korruptuarve apo të lidhurve me regjimin komunist në forma kriminale është e pamundur në polici.

Pyetje: 2020 e keni shpallur si vitin e sigurisë rrugore, por dje kishte një aksident të rëndë me dy viktima. Ka vend që pr ligji i ri të dalë nga pluhuri dhe këto aksidente të rënda të shpallen vrasje rrugore?

Lleshaj: Ne sapo kemi lançuar në rrugë zyrtare iniciativën për ndryshime rrënjësore në kodin rrugor shqiptar, që synojnë penalizmin e rëndë të atyre që shkaktojnë aksidente dhe pasoja në trafik. Dua t’ju them se me gjithë faktin se çdo aksident është i rëndë dhe i papranueshëm, tendenca e aksidenteve rrugore në Shqipëri është në ulje të vazhdueshme. Sivjet kemi më pak aksidenteve si vjet në këtë periudhë dhe kjo do të vazhdojë drejt sigurimit.

Pyetje: Zgjedhjet e 2021 kanë një afat. Keni sinjalizime që grupe të ndryshme kriminale që nga drejtësia janë lënë në terren, mund të veprojnë? Si do të monitorohet ky proces?

Lleshaj: Nuk kemi sinjalizime për aktivitet kriminal në këtë fushë, por kemi garanci të plotë se policia e shtetit edhe me masat që po marrim do të jetë absolutisht e aftë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve dhe Shqipëria do të ketë padiskutim zgjedhjet më të mira në historinë e saj.

Pyetje: Me apo pa ju?

Lleshaj: Me, me. (qesh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto