Aksidenti i rëndë, makina përplas 2 gra në bulevardin kryesor të qytetit

23:03 09/10/20201min153
auto_ambu1602272261

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë shkollës industriale “Pavarësia”.

Një automjet tip Citroen me targë AA340YU ka aksidentuar dy gra të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa gratë e lënduara janë nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal Vlorë.

Dy gratë mësohet se kanë qenë duke lëvizur në vijat e bardha kur janë aksidentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto