
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur pranë fshatit Piqeras në Bashkinë Himarë, ku një Mercedes-Benz me targa të Durrësit është aksidentuar në rrethana ende të panjohura.
Burime për Descript.al bëjnë me dije se brenda Mercedes-Benz me targa të Durrësit ndodheshin 3 persona.
Një prej tyre ka ndërruar jetë dhe është dërguar në morgun e Sarandës, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.