
Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku mësohet se mjeti tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë.
Përplasja ka rezultuar fatale duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të motoçikletës, 77-vjeçarit, Xhelal Toli, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.
Viktima mësohet se është babai i ish-kryetarit të Komunës Gjoçaj.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
Peqin/ Informacion paraprak:
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.
Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.