Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasen dy makina, 3 të plagosur

19:00 11/11/20201min86
download (47)

Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (11 nëntor) në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e dytë të rrugës nacionale Lushnje-Berat ku mjeti tip “Volkswagen” që udhëtonte drejt Lushnjes është përplasur kokë më kokë me makinën tip “Benz”.

Përplasja ka qenë e fortë dhe dy personat të cilët udhëtonin me Benz si dhe drejtuesi i Volkswagen janë dërguar në spitalin e Lushnjes për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punpon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto