Aksident me vdekje, drogë dhe vjedhje. Arrestohen 11 persona, kapet një 20 vjeçare duke…

15:34 20/10/20203min54

download - 2020-10-20T153415.655

11 persona ranë në prangat e Policisë së Tiranës brenda pak orësh, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre nga efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u kap një 20 vjeçare me inicialet E. B, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur disa veshje në një qendër tregtare.

Ndërsa shtetasi B. H., 49 vjeç, u arrestua pasi ditën e djeshme, në Kavajë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Gj. i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 20 vjeç, A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç, pasi në një rrugë dytësore, pranë tyre u gjetën dy paketime me 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 20 vjeç, i cili ka pranuar se lëndën narkotike e posedonte ai, ndërsa shtetasit A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për lëndën narkotike dhe nuk kanë kallëzuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi Prokuroria e Elbasanit ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Futja apo mbajtja e sendeve të palejuara në I.E.V.P”.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit personal iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-I. M., 49 vjeç dhe I. Gj., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-L. M., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *