Aksident i trefishtë në mesnatë në Fushë Krujë, plagosen rëndë 6 vajza

08:45 21/08/20202min141
Screenshot_2

Një aksident ka ndodhur pas mesnate në Krujë. Mësohet se , një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe  me  mjetin tip “Pezho”.

Siç bën me dije policia si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe.

Të plagosurit  pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe  me  mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar  drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe,  të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto