Aksident i rëndë në Vlorë / 58 vjeçari merr përpara me makinë 5 vjeçaren, niset me urgjencë në spital

10:07 15/09/20201min57

images (1)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur, vetëm 5 vjeç, e cila është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, ku raportohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë, Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto