Aksident i rëndë në Korçë, kali i merr jetën një 70-vjeçari

09:49 23/09/20202min103
bnbv-770x441-1

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Policia ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në fshatin Neviçisht, ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se 27 vjeçari E. G., banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur 70 vjeçarin H. R., banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Raportohet se kali është trembur nga makina, duke bërë që të hedhë të moshuarin në rrugë ku më pas është përplasur për vdekje.

27-vjeçari është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Njoftimi i Policisë: 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto