Aksident i rëndë në Durrës,62- vjeçari përplas me makinë 9-vjeçarin

12:27 05/12/20201min92
dennt (1)

Një aksident i rëndë që për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”.Duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, shtetasi F. I., 62 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto