Aksident i rëndë në aksin Burrel – Klos, kamioni përplaset me makinën, disa të lënduar

11:08 01/09/20201min34

aksi

Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Burrel – Klos, ku raportohet se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një auto-veturë në fshatin Zall-shoshaj, duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.

Makinat është dashur të rrinë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.

Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.

Pak kohë më parë në këtë urë për pak sa nuk u shkaktua një tragjedi, ku një mjet doli nga rruga për t’ju shmangur përplasjes duke përfunduar në humnerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto