“Akademia Momentum” hap dyert e saj në 12 tetor

18:04 15/09/20203min439
foto-kryesore2

“Akademia Momentum” është institucioni profesional më i ri i pozicionuar në Tiranë.

E themeluar për të formuar profesionistë të së ardhmes, kjo nismë edukative mbështetet mbi perspektiva të gjera, të cilat qëndrojnë përtej kornizës së thjeshtë të edukimit të mirëfilltë. Familja e edukimit europian, në datën 12 tetor, hap dyert për të gjithë studentët e talentuar, të cilët jo vetëm do të jenë pjesë e këtij institucioni të ri me arkitekturë moderne e bashkëkohore, por do të kenë mundësi të edukohen nga një rrjet i gjerë profesionistësh, pjesë e stafit akademik të mirëformuar e kualifikuar. Akademia përbëhet nga 6 departamente: Departamenti i Gastronomisë; Departamenti i Menaxhim Hoteleri; Departamenti i Administrimit të Eventeve, Spektaklit dhe Show-t; Departamenti i Guidës Historike dhe asaj të Panjohur; Departamenti i Agjencisë Turistike; Departamenti TIK (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit).

Secili departament është i kategorizuar në disa degë përfaqësuese, duke sjellë në këtë mënyrë një risi në formim, në aspektin e larmishmërisë në mundësitë e zgjedhjeve. Programet mësimore të cilat do të aplikohen përgjatë vitit akademik, mbështeten në metodologjitë më të avancuara europiane. Koncepti i përzgjedhjes së kurrikulave novatore dhe unike ka qenë shoqërues përgjatë gjithë ideimit dhe themelimit të një institucioni të tillë, që mbart vlerat e një edukimi të vazhdueshëm. Arsimi i duhur, i cili zhvillohet paralelisht me kulturën individuale, është thelbësor për të zhvilluar një shoqëri më largpamëse dhe në tërësi, një Shqipëri më të formuar, gjithëpërfshirësë dhe kohezive. “Akademia Momentum” synon të hedhë gjurmë në zhvillimin individual dhe shoqëror, duke promovuar mundësi të shumta formimi e akoma më tej punësimi, praktike mësimore brenda e jashtë vendit dhe investimi në karrierën personale dhe profesionale. Institucionet e arsimit eficent janë përherë partnerë ndikues në avancimin dhe rritjen e vazhdueshme të metodave të transmetimit të dijeve. Është kjo filozofia që qëndron pas “Akademisë Momentum”, institucionit më të ri që reflekton parimet e arsimit efikas, duke promovuar cilësi, standard, avancim, risi njëkohësisht një frymë të re në shoqërinë tonë.

 

Përfunduam me sukses panairin "Work & Study-Gati për shkollë" në të cilin u bë finalizimi i prezantimeve të mundësive dhe ofertave të studimit në Akademinë Momentum.

Përfunduam me sukses panairin "Work & Study-Gati për shkollë" në të cilin u bë finalizimi i prezantimeve të mundësive dhe ofertave të studimit në Akademinë Momentum.Duke falenderuar çdokënd që na u bashkua, ju ftojmë të na vizitoni në websiten tonë: 🌐https://www.akademiamomentum.alPër të marrë informacione akoma më të detajuara në lidhje me Akademinë Momentum dhe atë çfarë ofron ajo, mund të kontaktoni në një nga format e mëposhtme: ☎️ 067 400 4445📧 info@akademiamomentu.al📌 Rruga Zallit,Tirana, Albania#classroom #teaching #students #education #teacher #college #learning #edtech #edtechchat #edapp #mobilelearning.#mooc #moodle #onlinelearning

Gepostet von Akademia Momentum am Montag, 14. September 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto