
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj kurorëzuan dashurinë e tyre 6 vite më parë. Tashmë ata janë prindër të një djali, Kajan dhe vitet kaluan sa hap e mbyll sytë.
Ndoshta vetë kjo, e ka shtuar dozën e nostalgjisë tek Ajola, e cila ka kujtuar këtë moment special kur ka veshur fustanin e bardhë.
Ajo ka postuar një foto mjaft të bukur, të realizuar në 2014-ën, pjesë të setit profesional fotografik që ka realizuar për dasmën e saj.