Aida Hajnaj merr sot zyrtarisht në dorë BKH-në, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë

11:12 01/09/20203min27

Aida USA

Aida Hajnaj fillon sot zyrtarisht detyrën e saj në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar suksese Hajnajt, teksa shkruan se ky është një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për sistemin në drejtësi.

“Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese. Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posaçërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë,” thuhet në postimin e ambasadës.

Detyrat e Hajnajt në krye të BKH:

Me fillimin e detyrës së re Hajnaj do të zhvillojë takim me prokurorët e SPAK.

Aktualisht SPAK ka 180- kallëzime për korrupsion nga zyrtarë të lartë, dosje që janë ende në pritje.

Sakaq Hajnaj pritet të çelë garën e përzgjedhjes së 60 oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

BKH është një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, sikurse autorizohet në ligjin për SPAK-un, 2016.

Një skuadër prokurorësh të posaçëm do të punojnë së bashku që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto